Ndeshja Zvicër – Serbi, rezervoi atë që të gjithë prisnim, emocione të forta, patriotizëm dhe në fund rezultat pozitiv.
Përpos asaj që ndodhi në fushën e blertë, ngjarje të jashtëzakonshme ndodhën edhe në shkallët e stadiumit. Një video e një tifozeje shqiptare u bë virale në rrjet. Ajo teksa ishte duke lëvizuar mes tifozave serbë bënte simbolin e shqiponjës pa iu dridhur qërpiku.
Anila Mahalla ka treguar së fundmi në një intervistë emocionet e shumta që i fali ajo ndeshje ku u bë edhe kryefjalë e saj.
Ajo tregon se si e fshehu flamurin e Kosovës i cili nuk lejohej nga sigurimi të hynte në stadium.
Kur Shaqiri shënoi golin e parë ndaj Serbisë ishte momenti kur tifozja nuk i mbajti dot emocionet dhe shpalosi flamurin e Kosovës në stadium.
“Ka qenë momenti kur Shaqiri e shënoi golin e parë dhe e nxora flamurin dhe s’kisha zë për të festuar, isha shumë e lumtur. Kur pash anash kisha gjithë fansat serb. Ata përdorën fjalë ofenduese ndaj meje dhe e thirrën sigurimin për të ma marrë flamurin, atyre iu thash që nuk ka shanse që ta merrni flamurin. Ata nuk u ndalshin (duke kërkuar) prej meje që unë të largohem prej pjesës ku isha”, thotë Mahalla për Klankosova.
Ajo më tej tha se nuk është ndier e f rikësuar për asnjë moment. Madje ajo tha se “pa menduar dy herë kisha vd ekur duke e bërë shqiponjën, por me u fri kësu, asnjëherë”.
“Erdhi goli i dytë dhe unë po e nxjerr flamurin dhe po festoj, dhe ata erdhën dhe më larguan pasi sipas tyre krijoja situata tensioni në stadium. Unë iu thash që flamurin s’mund ta merrni”, tha Mahalla.