Lajme

”S’u dimë emrat”/ Detaje rrëqethëse nga Turqia: Ka shumë fëmijë në spitale, nuk dihet u jetojnë prindërit

Fëmijët e pla gosur në spitalin e qytetit të Adanas janë shumë të vegjël për të ditur se sa shumë kanë humbur.Mjekët në njësinë e kujdesit intensiv po përpiqen shumë, deri dhe duke ushqyer me biberon, si për shembull me një vajzë gjashtë muajshe të plagosur, prindërit e së cilës nuk mund të gjenden.

Ka qindra raste të tjera të fëmijëve të paidentifikuar, prindërit e të cilëve kanë vdekur ose nuk gjenden.Tërmeti u shkatërroi shtëpitë dhe tani, këtyre fëmijëve u ka hequr edhe emrat.

Dr Nursah Keskin kap dorën e vogëlushes në kujdesin intensiv – e njohur vetëm nga etiketa në shtratin e saj: “Anonime”.Ajo ka fraktura të shumta, sy të nxirë dhe fytyrën e ka të mavijosur keq; por ajo kthehet dhe buzëqesh teksa gazetari i BBC afrohet, citon noa.al.

“Ne e dimë se ku u gjet dhe si arriti këtu. Por po përpiqemi të gjejmë një adresë. Kërkimi po vazhdon,” thotë Dr Keskin, një pediatër dhe zëvendësdrejtor në spital.Shumë nga këto raste janë fëmijë të shpëtuar nga ndërtesat e shembura në rajone të tjera. Ata u sollën në Adana sepse spitali është ende në këmbë.

Shumë qendra të tjera mjekësore në zonën e fatkeqësisë janë shkatërruar. Adana u bë një qendër shpëtimi.Në një transferim, foshnjat e porsalindura u dërguan këtu me urgjencë nga materniteti i një spitali të goditur rëndë në qytetin e Iskenderun.

Zyrtarët turq të shëndetësisë thonë se në të gjithë zonën e fatkeqësisë së vendit aktualisht ka më shumë se 260 fëmijë të plagosur, të cilët nuk kanë qenë në gjendje t’i identifikojnë.Kjo shifër mund të rritet ndjeshëm pasi të arrihen më shumë zona dhe bilanci tragjik të shfaqet plotësisht.

Zyrtarët shëndetësorë janë përpjekur të përputhin fëmijët e paidentifikuar me adresat ku u gjetën. Por shpesh adresat nuk janë gjë tjetër veçse rrënoja. Në të paktën 100 raste, fëmijë pa emër tashmë janë marrë në kujdes shtetëror.

MË TË LEXUARAT

To Top