Lajme

Ka ende shpresë! Ekipi shqiptar shpëton nga rrënojat vajzën 3 vjeçe pas 10 ditësh

Pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim kanë nxjerrë sot të gjallë një 3-vjeçare nga rrënojat e tërmetit në Hatay-Antakya në Turqi.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila ka publikuar videon e momentit kur është shpëtuar 3-vjeçarja.

“Lajmi më i bukur sot në ditën e 10 pas tërmetit shpëtimi i vogëlushes 3 vjeçare nga pjesëtarët e Shoqatës.”, shkruajnë në Facebook.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka ndihmuar edhe në shpëtimin e një 26-vjeçareje nga rrënojat në Turqi. Aktualisht mbi 41 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit.

Pas fatkeqësisë së tërmetit në Turqi, mrekullitë po vazhdojnë dita ditës. Pas 209 orësh nën rrënoja, është shpëtuar çifti i bashkëshortëve.

Ndërsa bëhet me dije se vazhdon puna për të nxjerrë nga rrënojat fëmijët e tyre. Kujtojmë që deri më tani numri i viktimave ka shkuar mbi 41 mijë.

MË TË LEXUARAT

To Top