Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i d ënuar me 3.4 vite b.rgim ka mundur të marrë një leje 48 orëshe për të qenë pjesëmarrës në v.rrimin e babait të tij, Bashkim Tahiri, i cili ndërroi jetë një ditë më parë.
“Ora News” ka mundur të sigurojë pamjet nga ceremonia, ku Tahiri shfaqet në krah të të afërmëve. Vendimi për miratimin e lejes është marrë dje nga Drejtoria e Përgjithshme e B.rgjeve dhe prokurori i çështjes,
të cilët pasi shqyrtuan kërkesën e depozituar nga avokatët mbrojtës, vendosën ta miratojnë atë duke i dhënë të drejtë Tahirit vetëm 48 orë për të qëndruar pranë familjes së tij në Tiranë.
Tahiri i ka dedikuar disa fjalë në letër të ndjera të atit të tij të ndjerë. Bashkangjitur me shënimin është postuar edhe një foto familjare.
Postimi i plotë i Tahirit: O Ba, si nuk më prite? Me sa nxitim e more këtë rrugën e fundit dreqin. Të ndritë shpirti atje lart!Mua me bëre dhuratën më të madhe ndonjëherë, më bëre burrë.Dhe rri i qetë andej, mos u mërzit më. Qesh e gëzohu siç bëje këtu me ne.