Lajme

Si me Serbinë/ Granit Xhaka i bën edhe njëherë shqiptarët krenarë, bën gjestin e madh

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka shënur një gol të bukur në ndeshjen e zhvilluar mes Arsenalit dhe Sporting Lisbonës. Ishte minuta e 18-të e ndeshje, kur Xhaka doli në rast të mirë para porte dhe me një gjuajtje të fuqishme shënoi për 1-0.

E teksa e gjithë skuadra e tifozët u gëzuan, në sy ra edhe mënyra interesante se si shqiptari nga Kosova e festoi këtë gol të shënuar. Ai u pa duke bërë një gjest me pesë gishta mbi hundën e tij – që mund të duket i çuditshëm në pamje të parë, por për futbollistin ka shumë kuptim.

Kjo pasi ai është një simbol që vajza e tij e vogël e bën me të atin dhe në shenjë dedikimi, Graniti vendosi që ta festojë golin e tij në këtë mënyrë. Ka qenë bashkëshortja e futbollistit, Leonita Lekaj, ajo e cila në një video të publikuar në rrjetet sociale, ka shfaqur momentin kur vajza e tyre bën të njëjtin gjest si i ati i saj.

“Gol për Ayanan, ai e premtoi. Ne të duam ty babai më i mirë”, ka shkruar ajo në InstaStory.

MË TË LEXUARAT

To Top