Rozë

Mori 160 mijë euro nga ‘Big Brother Kosova’, Stresi: Të gjitha do ia jap nënës sime, ajo del në pension

Para disa ditësh aventura e “Big Brother VIP Kosova” u mbyll dhe Stresi doli fitues. Ai ishte bërë pjesë e formatit nga fillimi dhe ia doli të triumfojë duke marrë 160 mijë euro.

Edhe pak ditë na ndajnë të përqafoj”, nëna e Stresit e kujton me fotot nga fëmijëria – Abc News

Por, si do i shpenzojë ai kaq shumë para? Epo, reperi thotë se nuk do të bëjë skena dhe të thotë se do i çojë për bamirësi se në çmimin ia dedikon nënës së tij e cila del në pension.

“Unë këtë Big Brother ia dedikoj vetëm nënës sime. “Jo do bëj bamirësi”, se nuk i ka njeri këto gjëra të lodhura. Të gjithë shumën ia dedikoj nënës sime.

Ajo del në pension këtë vit edhe çfarë ka hequr ajo me mua, si më ka rritur me halle, kam kaluar shumë me të, jam rritur tani dhe çdo gjë i dedikohet Shpresës sime.”- tha ai në një Live në Instagram.

Sakaq, Stresi shprehu edhe mbështetjen e tij për Luizin të cilin tha se e ka mik dhe e cilësoi si djalë shembullor. “Por, gjithë që jeni këtu. I bëj thirrje Kosovës, Maqedonisë, e keni një banor tjetër, ai është një mik i imi shumë i ngushtë.

Luizi, që do e suportojmë deri në fund në Shqipëri, që po bën namin. Mbështeteni maksimalisht sepse është një djalë shembullor”-u shpreh Stresi.

MË TË LEXUARAT

To Top