Rozë

Ngjarja në Itali, Elisa Lila flet për herë të parë/ Tregon për pjesën e bürgut

Elsa Lila ka folur për herë të parë për arre stimin e saj të bujshëm në “Zë me Mirën” me Mira Kazhanin. Mes të tjerash këngëtarja është pyetur si është ndjerë kur ka parë komentet negative të shqiptarëve.

Si i priti komentet negative të shqiptarëve pas arrestimit? Flet Elsa

“Dua të them në radhë të parë që gjatë kohës që unë isha atje brenda nuk dija asgjë nga e gjithë kjo. Kur dola nuk kam lexuar asgjë, m`i kanë thënë.

Nuk kam lexuar se përse unë të marr një energji negative në mënyrë të padrejtë nga njerëz që nuk e dinë historinë time dhe thjesht shfryjnë mllefet e tyre dhe kënaqen me disfatën e tjetrit”, ka thënë Elsa.

Ajo ka shtuar se nuk donte të bënte një reagim. “Sepse do të ishte i kot. Reagimi do të ishtë i kot. Thjesht do t`i jepja “click-e” të tjera gazetave dhe “like” të tjera gazetave që shumë u morën dhe shumë “click”-e morën nga fatkeqësia ime dhe vajzës time”, ka vijuar Elsa.

Si i priti komentet negative të shqiptarëve pas arrestimit? Flet Elsa

MË TË LEXUARAT

To Top