Rozë

E tregon hapur fare, Armaldo: Këtij banori nuk do i flasë kur të mbarojë ‘Big Brother’

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Ish-banori i “Big Brother VIP”, Armaldo Kllogjeri ka zbuluar së fundmi banorin të ciln nuk do dëshironte ta takonte pas mbarimit të spektaklit. Teksa ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe”, ai i është përgjigjur gjithashtu disa pyetjeve pikante në lidhje me eksperiencën e tij në shtëpi dhe si po e shikon tashmë lojën jashtë saj.

“Nuk po e shoh fare “Big-un”, ata po flenë gjumë të gjithë. Më thuaj një skenë humori që kur kam dalë unë, një skenë empatie mes lojtarëve brenda. Gjithsesi aty lojtarë të fortë dihet se kush janë. Nuk e shoh sepse shoh që nuk ka atmosferë të bukur”, u shpreh Maestro.

I pyetur se cilin prej banorëve nuk do donte të takonte pas daljes nga shtëpia, Armaldo tha: 99.9 është Kristi duke lene te kuptohet se ai pret te takohet me gjithe banoret tjere.

MË TË LEXUARAT

To Top