Rozë

Luizi tregon për Efin: I vuri shkelim çdo gjëje, kishte mundësinë të linte një imazh të mirë

Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes krijuan një miqësi gjatë qëndrimit të tyre në Big Brother VIP Albania, por kjo tashmë ka ndryshuar me rikthimin e saj në shtëpinë e famshme. Efi ishte në mesin e katër banorëve që u bënë sërish pjesë e BBVA, dhe që në ditët e para ndodhi krisja e miqësisë së saj me Luizin dhe Kiarën.

Në spektaklin ( e martë) të tre u përshinë në debte të forta me njëri-tjetrin dhe kjo ka bërë që Luizi dhe Kiara gjatë ditës së sotme të jenë më të ftohtë në raport me Efin.

Në një bisedë me Qetsorin, Luizi u shpreh se Efi sipas tij e kishte mundësinë që të linte një imazh të mirë para se të ndodhnin këto debate. Ai shtoi gjithashtu se tashmë Efi nuk është në planet e tij duke marr parasysh faktin që ka mbetur një muaj deri te finalja andaj duhet ta shikoj lojen e tij me shume.

“E kishte mundësinë që të ecte për së mbari, të linte një imazh të mirë, ndoshta edhe të fitonte betejën që e kishte me Dean dhe të dilte me atë lloj kënaqësie, vendosi me iu rënë shqelm të gjithave, kur u ulëm vetëm me tha pse je i ftohtë, i thash nuk jam i ftohtë, kam planet e mia dhe ti nuk je në planet e mia, keni ardhur në muajin e fundit, nuk ju kam llogaritur që do të vinit, e kam lojën të fokusuar diku tjetër”, tha Luizi.

Ndryshe, kujtojmë që finalja e madhe e BBVA mbahet më 6 maj, banorë që janë ende brenda shtëpisë së famshme janë në garë për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh ndersa finalistet do te marrin nga 10 mije euro.

MË TË LEXUARAT

To Top