Rozë

Jori i ka dalë në mbrojtje Kiarës, pas asaj që po ndodh: Unë e kuptoj pse është me nerva

Jori është një nga banoret e Big Brother që sapo ka hyrë ka krijuar pëlqim tek publike me sjelljen e saj te lezetshme e shume të sinqerte në cdo situate e me secilin person. Ajo së pari ishte afër Luizit ku mori shumë vëmendje me afërsine që kishte sa disa prej publikut thonin se po flirtojnë bashkë, por Jori ka thënë se e pëlqen si vëlla dhe si shok e të njëjtën e ka thënë edhe Luizi për të.

Jori i ka dalë në krah Kiara Titos në përballjen e saj me Efin një natë më parë. Ajo u shpreh se e mirëkupton Kiarën për shkak se ka qëndruar vetëm një javë jashtë shtëpisë ku është përballur me shumë informacione dhe nuk ka pasur as kohë të qetësohet.

“Ajo ka dalë i ka parë. Janë shume te veshtira. Dhe pas një jave nuk e ka pasur as kohën të qetësohet. Është nevrikosur për të gjitha gjërat dhe është futur në lojë. Ashtu do bëja edhe unë të kisha të dashurin tim këtu në lojë. Unë të jem shoqe me një njeri dhe i dashuri im të jetë armiku”, deklaroi ajo në një bisedë me Gertin pas spektaklit.

Pavaresisht se qe nga ardhja e Kiares ajo eshte distancuar nga Luizi pasi ai tashme rrine gjithmone prane Kiares kjo nuk e ka penguar Jorin qe te bej nje koment te mire per Kiaren dhe ta mbeshtes ne nje moment qe shume nga banoret iu kthyen kunder per qendrimin.

MË TË LEXUARAT

To Top