Lajme

Deputetja shqiptare infektohet me Covid-19: Janë infektuar edhe dy fëmijët

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Donika Kadaj dhe dy fëmijët e saj janë infektuar me COVID-19.

Donika Kadaj – Bujupi: Ja pse nuk e votova Hotin për kryeministër ...

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja, me anë të një njoftimi në rrjete sociale, ku shkruan se janë vetëizoluar.

“Të dashur miq, dje kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19. Njëjtë sikur unë, edhe dy fëmijët e mi, Dardani e Doruntina.

A ka ndryshuar qëndrim për demarkacionin Donika Kadaj-Bujupi ...

Prej se e kemi marrë testin jemi vetëizoluar dhe do të qëndrojmë kështu duke respektuar rekomandimet e IKShPK, të cilët i falënderoj për punën e pandalshme e të palodhshme.

Është momenti ta ruajmë njëri-tjetrin, duke ndjekur veç tre hapa: mbajtje të maskës, mbajtje të distancës dhe mbajtje të higjienës personale”, ka njoftuar ajo.

Donika Kadaj Bujupi thotë se AAK-ja nuk është false 'si partitë tjera'

MË TË LEXUARAT

To Top