Lajme

A mjerë shqiptarët, rroga të larta s’kanë po çmimet e ushqimeve i paguajnë më shtrenjtë se në rajon, ta këpusin shpirtin: I ndajmë copa copa

Sipas studimit të fundit të Eurostatit, Shqipëria, ka çmimet më të larta të ushqimeve në rajon, krahasuar me mesataren e BE-së.

Rreziku nga ushqimet, zhurma po krijohet për koncesionin e ri të ...

Nga ana tjetër Maqedonia e Veriut ka çmimet me të ulëta. Këtu flitet që nga buka, drithërat, djathi, gjalpi, vezët, mishi e peshku.

“Mishi ka shkuar 9 mijë lekë kilja.”

“Edhe atë e bëjmë copa të vogla.”

“Peshk hamë një herë, në muaj.”

“I marrim erë këtyre produkteve. Ngopemi me të”

“Janë shtrenjtuar, e shohim, që blejmë më pak. Jemi të parët për çmimet dhe të fundit për të ardhurat në rajon.”

Ndërkohë Gjergj Buxhuku është shprehur se: Nuk është gjë e re ky rezultat i Eurostat-it. Kjo ndodh, sepse edhe ai prodhim i paktë, ka kosto shumë të lartë. Energjia është e shtrenjtë, nafta po ashtu, subvencione nuk ka, infrastruktura e dobët. Kreditimi është strapacues dhe i komplikuar. Gjithçka është përqendruar në pak duar, pra jemi në situatë monopoli.

Të gjithë këto na mbajnë në vend të fundit, ndërsa e kundërta e gjithë këtyre, e çojnë Maqedoninë e Veriut, në vend të parë, në rajon për çmimet më të lira.

MË TË LEXUARAT

To Top