Lajme

Shqiptari degjeneron Ramën: Vër maskën o barbon! Kryeministri i kthehet dhe i bën të pabërën

Kryeministri Edi Rama mbajti një takim me ekipin mjekësor tek spitali Infektiv, të cilët janë në vijën e parë të betejës me koronavirusin. Gjatë bisedës, nuk munguan kritikët e Facebook-ut që i shkruanin live “vëre maskën o barbon”.

The latest news: Edi Rama declares a state of emergency

Kryeministri duket se i ndjeu këto kritika dhe gjatë bisedës, u kujdes që të përcillte mesazhnin se mbajtja e maskës në ambiente të hapura nuk është e domosdosme nëse ruan distancën dhe nuk ke kontakt fizik me të tjerët.

“Ka një konfuzion në këtë aspekt, në Austri s’mban maskë asnjëri, në Francë kur rrinë brenda, nuk mbajnë në rrugë, është shumë ashtu, por sidoqoftë, në kohën që flasim jam i bindur që më shajnë që ja nuk mban maskë, ja ti e do që s’ka kovid e është lojë, por në fakt këtë e kam të konfirmuar që maska në mjedis të hapur e të ruash distacën e mos kesh përqafime e shkembime duarsh është okej”, tha Rama.

Ndërkohë teksa radhën për të folur e kishte Najada Çomo, Rama i kërkoi që ta hiqte maskën dhe para se të bënte këtë veprim, shefja e Infektivit u shpreh: “Ne po ju ruajmë juve”.

Albania's Leaders Lock Horns Over New Foreign Minister | Balkan ...

 

MË TË LEXUARAT

To Top