Ky shi i parë në këtë fillimvjeshte ka rënë pothuaj në gjithë rajonin e jugut, po pa krijuar probleme.
Por ndryshe ka qenë kjo situatë në bashkinë e Konispolit, ku ka rënë shumë breshër.
Një breshër i pazakontë ku madhësia e tij shkonte sa një top ping-pongu, dhe për rrjedhojë ka dëm tuar shumë pemët, thotë kryetari i bashkisë, Shuaip Beqiri.
Nga verifikimi paraprak në terren nga grupet e punës vërehet se 30 përqind e prodhimit në agrume, mandarina e portokalle është dëmtuar, ndërkohë që dëmtimi tek ullinjtë është edhe më i madh.