Lajme

Hoqi të zezat e ullirit nga koronavirusi, mjeku shqiptar tregon sa vuajti: Kam humbur shumë peshë, pas 33 ditësh…

L ufta dhe s fidat e jetës nuk kanë qenë më të rënda se përjetimi i COVID-19 për një nga doktorët e QKUK-së në Prishtinë, mirëpo radiologu Agim Bregaj thotë se pas 33 ditëve të qëndrimit në Klinikën Infektive ia doli të mundë sëmundjen dhe të kthehet në punë.

Koronavirusi në Kosovë, ulet numri i rasteve të reja dhe viktimave – A2 CNN

Radiologu Agim Bregaj ka qenë aktiv në punë që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, pas një periudhe të punës me pacientë me koronavirus ai ka rezultuar pozitiv dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

“Sëmundja ka qenë shumë vështirë për mua. Filloi në mënyrë të fshehtë të zhvillohet ku kam humbur peshë. Kam pasur problem me frymëmarrje.

Më kanë vendosur në oksigjeno terapi ku kam qëndrua 33 ditë aty. ‘’Pacientëve dhe të gjithëve ju sugjeroj që ta mbajnë higjienën në nivel të duhur, të mbajnë elementet për mbrojtjen nga koronavirusi e mos të habiten me thënë që nuk është asgjë”, shtoi më tej Agim Bregaj.

Koronavirusi në Kosovë, 95 raste të reja në 24 orët e fundit – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top