Rozë

Edhe Anxhela Peristeri i bashkohet Erion Veliajt: Ka bërë një punë të mrekullueshme na ka ndryshuar, do e mbështes gjithmonë!

Në një takim me 100 të rinj online, këngëtarja Anxhela Peristeri ka shprehur mbështetje për punën e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, duke u shprehur se si banore e Tiranës ndryshimet i ka parë personalisht.

Rudina - Pas 17 vitesh ne skene Anxhela Peristeri realizon koncertin e pare  recital! (31 tetor 2018) - YouTube

“Vitet e fundit kam parë edhe unë ndryshimet që janë bërë në Tiranë. Jam fokusuar te ndryshimet e bera në fushën e artit më shumë, duke qenë se jam artiste. Kjo sallë e Liceut Artistik ku unë kam studiuar nuk ka qenë kështu. Nuk kemi qenë në kushte kaq komode. Të përgëzoj,” tha Peristeri.

Anxhela Peristeri shprehu mirënjohje ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës edhe për projekte të tjera në art dhe fusha të tjera.

“Teatri i Operas është bërë një mrekulli. Por përveç investimeve në fushën e artit, unë nuk do lija pa përmendur projekte të tjera që i kam parë me sytë e mi si Kalaja e Tiranës apo Parku i Liqenit ku unë shkoj,” u shpreh këngëtarja.

Peristeri nuk i kurseu fjalët mbështetëse.

“Ke bërë një punë të mrekullueshme me Tiranën dhe unë do të të mbështes gjithmonë.” Peristeri shtoi se ishte bërë punë edhe në mbështetje të të rinjve.

Rrëfehet Anxhela Peristeri: Ja çfarë më çmend tek një mashkull - Bota Sot

I hate Albania, Angel Peristeri beats 2 Greek

MË TË LEXUARAT

To Top