Lajme

Tërmeti i sotëm në Shqipëri, sizmiologu tregon nëse ka lidhje me tërmetin në Turqi

Një tërmet me magnitudë 3.9 i shkallës Rihter u regjistrua mesditën e sotme në vendin tonë, me epiqendër 10 km nga Librazhdi. Lëkundjet u ndjenë në Tiranë, Elbasan dhe Korçë.

Sizmiologu, Rrapo Ormeni qetësoi qytetarët duke thënë se tërmeti i ndjerë sot në vendin tonë, nuk ka lidhje me tërmetin në Turqi. Ai tha në një prononcim për mediet se Lëkundje me magnitudë deri në 4 ballë janë të zakonshme dhe se nuk ka vend për panik.

“Ky tërmet nuk ka lidhje me tërmetin e rënë në Turqi. Lëkundje me magnitudë deri në 4 ballë janë të zakonshme.”, tha Ormeni. Aktualisht nuk raportohet për pasoja dhe dëme materiale.

Në një intervistë pak ditë më parë për Abcnews, sizmiologu Edmond Dushi tha Shqipëria ka aktivitet sizmik, por se nuk është i r rezikuar drejtpërdrejt nga tërmeti i Turqisë pasi vendi ynë nuk ndodhet tek e njëjta pllakë tektonike.

“Ne nuk jemi në të njëjtën pllakë tektonike. Nuk kemi impakt të drejtpërdrejtë në territorin shqiptar. Aktiviteti sizmik në Shqipëri është i pranishëm”, tha ai.

Kujtojmë se Turqia dhe Siria janë prekur së fundmi nga një tërmet shka.rrues që ka shkaktuar mbi 16 mijë viktima dhe numri pritet të rritet më shumë ditët në vijim, po ashtu mijëra të lë nduar.

MË TË LEXUARAT

To Top