Rozë

A do e donte një djalë pas dy vajzave? Këngëtari shqiptar: Vajzat janë më të dashura, unë babait i kërkoja para





Lyrical Son është pyetur në një intervistë nëse pas lindjes së dy vajzave, ai dhe bashkëshortja, Gresa Krasniqi, do të dëshironin të kishin një djalë. Këngëtari ka thënë se gjinia për ta nuk ka aspak rëndësi dhe rëndësi ka që fëmija të jetë i shëndetshëm.

Shpendi Twitterissä: "First Lyrical Son lyric that comes at your mind… "

Ai ka treguar dhe nje episod kur gjatë shtatzënisë së dytë bashkëshortes i kanë përmendur mundësine e abortit. Lyrical Son ka thënë që falë zotit situata ka kaluar dhe vajza është mes tyre, ndaj për të ka rëndësi vetëm shëndeti.

“Kam parë fëmijë në spitalin e Kosovës me sëmundje të ndryshme, kam pasur edhe vetë një problem me Erikën, mjekët na thonin ta ab ortonin Erikën që tani po qëndron këtu me mua, është gjallë, faleminderit Zotit. Sa i përket gjinisë, për mua vetëm të jetë shëndoshë e mirë. Jam shumë i kënaqur me gocat”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka shtuar me shaka se ndryshe nga dy vajzat që e zgjojnë me përqafime, ai vetë i kërkontë lekë të atit si fjala e parë në mëngjes. Për të ato janë gjëja më e bukur që i ka nodhur në jetë.

“Janë gjëja më e bukur që më kanë ndodhur ndonjëherë. S’ka mëngjes që nuk vijnë të më përqafojnë, të këndojnë, të më duan. Unë vetë nuk kam zgjuar ndonjëherë kështu në mëngjes për babain tim. Unë kam kërkuar para: Babë, pare,”– tha këngëtari.

Lyrical Son shkëlqen në krah të bashkëshortes në dasmën e Gjikos - Telegrafi





MË TË LEXUARAT

To Top