Lajme

A të bëjnë vaksinat steril, habit mjeku shqiptar: Ka gra 60 vjeçe që e thonë këtë nuk është fatkeqësi





Vaksinimi me detyrim në vendin tonë vijon të mbetet një çështje plot me polemika pasi janë të shumtë ata që e kundërshtojnë, por ka edhe nga ata që e mbështesin si nismë.

Shumë qytetarë stepen nga vaksinimi pas lajmeve të publikuara në lidhje me efektet anësore që mund të ketë vaksina dhe një ndër to është edhe steriliteti.

Kirurgu i njohur Ëngjëll Bejtaj duke folur në një emision televizi tha se janë të tur pshme spekulimet që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin.

‘Dikush thotë që bën reaksion, po dhe mund të bëjë. Edhe gratë shtatzana mund të vaksinohen, pale historirat që e lidhin marrjen e vaksinave me sterilitetin. Edhe gra 60 vjeçare tremben se do ngelen sterile. Është një t urp i vërtetë. Ka sharlatanë që thonë se po u vaksinove mbetesh steril, por edhe sikur të ndodhë kjo nuk do të ishte fatkeqësia më e madhe e kësaj bote, por kjo nuk ndodh’, u shpreh Bejtaj.





MË TË LEXUARAT

To Top