Rozë

”Ajo këngë ishte türp”/ Ronela Hajati ua mbyll gojën të gjithëve: 2 milionë vetëm në…

Skualifikimi i Shqipërisë për në finale e Eurovisionit solli reagime të shumta nga fansat të cilët e mbështesnin Ronela Hajatin me këngën e saj përfaqësuese “Sekret” e cila arriti miliona shikime brenda 24 orëve.

I fshinë fotografinë nga Instagrami i Eurovision, flet Ronela Hajati: Bëra  një lëvizje që e ka shpikur Michael Jackson! Përse u bë aq e madhe? -  Shqiptarja

Kënga e Ronelës i bëri të gjithë ndjekësit anë e mbanë botës të dëgjojnë, këndojnë apo të kë rcejnë nën ritmet e saj dhe kjo gjë u vu re nga brohorimat dhe koncertet e shumta që artistja ka zhvilluar.

E teksa Hajati po shijon suksesin me koncertet e saj të mbushura plot, ka pasur dhe personazhe të cilët mendojnë se performanca e Ronelës nuk ka qenë aspak i denjë për të përfaqësuar Shqipërinë, madje disa e quajtën ‘tu rp’ apo dhe reagimet në lidhje me veshjen e papërshtatshme si të sajën ashtu dhe të balerinëve me fustanellat e tyre.

Mirëpo, Ronela ktyre kritikave ka zgjedhur ti kundërpërgjigjet me ‘fakte’ duke treguar suksesin që ajo po korr jashtë Eurovisionit dita ditës. Në InstaStory Ronela ka ironizuar personazhet të cilët e kanë gjykuar për tekstin e këngës teksa në foton e ripostuar tregohet suksesi i këngës anë e mbanë botës dhe kjo gjë mund të dallohet prej shikueshmërisë që ka marrë dhe renditjes në shtete të ndryshme.

“Nuk është gjë kënga”- i ka shkruajtur Dj Eri Dee, ndërsa artistja i është përgjigjur: “Na tu rpërove”.

Gjithashtu ajo ka treguar se kënga e saj ka arritur në 2 milion shikime dhe krahas saj shkruan:

“2 milion! Kurrë skam marrë kaq shumë dashuri nga njerëz që nuk flasin shqip”- duke iu referuar kështu komenteve negative të cilat më së shumti kanë qenë nga shqiptarë të cilët i dolën kundër artistes.

Ronela Hajati do të performojë e para në “Eurovision 2022”, këngëtarja e  frikësuar - POLITIKOFF

MË TË LEXUARAT

To Top