Lajme

Ajo që ndodhi në Gjermani është më e pakta/ Raportohet se akulli në Grenlandë po shkrin, dje ka….





Ndërsa ndryshimi i klimës po shkakton temperaturat e larta në të gjithë Arktikun, Grenlanda humbi një sasi të madhe akulli, shkrirja e të cilit mund të mbulojë me ujë të gjithë Floridën me 5 cm ujë.

Shkrirja e akullnajave, e pakthyeshme - Syri | Lajmi i fundit

Kjo është humbja e tretë më e madhe e Ishullit Arktik në 71 vjet, vëllimi i ujit mund të mbulojë të gjithë Floridën në një lartësi prej pesë centimetra.

Dy rekordet e mëparshme u shënuan në 2012 dhe 2019. Sipas shkencëtarëve, shkrirja e shpejtë e akullit erdhi si pasojë e ajrit të nxehtë të bllokuar në ishullin Arktik. Ata paralajmërojnë se do ketë shkrirje të tjera akullnajash.

Vetëm të mërkurën 28 korrik, rreth 22 gigatonë akull u shkrinë brenda ditës. 12 prej gigatonëve u që u shkrin u derdhën në oqean, ndërsa 10 gigatonët u thithën nga dëbora dhe ekziston mundësia të ngrijnë përsëri, sipas Xavier Fetvais, një klimatolog në Universitetin e Liege në Belgjikë.

Polar Portal, një shoqatë e instituteve kërkimore daneze, e përshkroi fenomenin në një postim në Twitter, duke iu referuar “shkrirjes masive”.

Edhe pse vëllimi i akullit që u shkri brenda një dite ishte më i vogël në krahasim me atë të vitit 2019, fenomeni kishte të bënte me një zonë më të madhe, shpjegoi ai.

Shkencëtarët vlerësojnë se shkrirja e shtresës së akullit të Grenlandës është përgjegjëse për rreth 25% të rritjes së nivelit të detit në dekadat e fundit.





MË TË LEXUARAT

To Top