Rozë

Armina Mevlani: Nuk shkoj më me pushime në Jug të Shqipërisë, më bëjnë foto

Blogerja shumë e komentuar, Armina Mevlani ka deklaruar se pushimet në Jug të Shqipërisë i janë kthyer në një ‘ma kth’. Kjo pasi ka një mungesë privatësie.

Armina Mevlani flet me shifra, tregon sa para fiton nga Instagrami – Abc  News

Armina ka zbuluar se pushimet që ajo ka shijuar më së shumti janë kur ka qenë e vogël kur ende nuk ishte e famshme.

Blogerja ka theksuar se nuk i vuan komentet, por nuk ndihet rehat. “Kam qenë njëherë në në Borsh tek shtëpia e nëj familje. Ata çdo mëngjes na sillnin vezën e freskët, pulën e freskët, drekën darkën. Unë kam qenë diku tek 12 vjeç dhe i kujtoj si pushimet më të bukura me familjen.

Tani do shkoja, por me Jugun e Shqipërisë kam probleme, gjithmonë kam përfunduar në gazetë dhe nuk më duken më pushime në këtë pikë. Fotografohem dhe më është kthyer në m akth.

Jo u dobësua jo u shëndoshë, më është kthyer në m akth. Nuk i vuaj komentet, por nuk ndihem rehat. Nuk e shijon dot e kupton. Ato fundjavat e kam të ndarë mendjen që do më ndodhë kjo gjëja”, u shpreh ajo në “Goca dhe Gra”.

Armina Mevlani: Ndryshon tradhëtia kur është për një natë dhe në një lidhje  paralele – Abc News

MË TË LEXUARAT

To Top