Lajme

Bashën duan ta largojnë nga PD-ja, vjen reagimi i fortë prej tij: Këtë unë nuk do ta lejoj, Berisha….





Kryetari ne detyre i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për deklaratën e ish-presidentit Bujar Nishani.

Basha-dhe-Berisha-ne-varrimin-e-Kolit_1 |

Lidhur me deklaratën e Nishanit se Basha e dinte për vendimin e DASH për Berishën, kreu i PD reagoi menjëherë.

E kam nisur fushatën për zgjedhjet brenda partisë me bindjen se nga kjo garë duhet të dalim me të fo rtë dhe më të bashkuar. Kam refuzuar reagimet që nxisin përçarje edhe pse çdo ditë ndaj meje janë hedhur sulme personale dhe politike të pavërteta dhe të padrejta. Por çdo gjë e ka një limit. Ndaj sot hedh poshtë me neveri sh pifjen e ulët të Bujar Nishanit. Inati e mllefi personal e ka një limit. Por sot ai limit është kaluar, sepse lidhet me një çështje që ka prekur thellë jo një individ, jo Sali Berishën por gjithë partinë tonë. Këto shpifje të ulëta i shërbejnë vetëm atyre që bëjnë gjithçka të përçajnë Partinë Demokratike. Dhe unë këtë nuk do ta lejoj.

Basha dhe Berisha nuk i japin dorën Metës, largohen pas fjalimit (FOTOT) – FaxWeb





MË TË LEXUARAT

To Top