Rozë

Bëhet deklarata e fortë: Sabiani do të dalë këtë të premte nga shtëpia e ”BB”

Sabiani, Antonela dhe Meridiani janë tre banorët të cilët janë në televotim për të premten. Arditi ish-banori i shtëpis së ‘BBV’-së në një video live ka folur rreth të eliminuarit të së premtes.

Ai ka thënë se këtë javë do të dal Sabiani. Madje ai edhe e ka argumentuar këtë mendim, sipas tij është koha që të shkëputet nga Iliri.

Arditi ka potencuar se dëshira e tij do të ishte të dilte Meridiani, por sipas tij Sabiani do të largohet të premten. Ai gjithashtu ka sqaruar se Sabianin e penalizon fakti që dëshiron ta mbajë mirë me të gjithë.

Sabiani është pjesë e shtëpisë që nga fillimi i edicionit.

MË TË LEXUARAT

To Top