Rozë

”Bëra grim dhe dola në televizor qeshja”/ Të rrëqeth shpirtin gazetarja shqiptare: Nuk ka dhimbje më të madhe se sa kur shuhet njeriu që do





Fiori Dardha është pa dyshim një nga moderatoret më të çiltra e më “pa filtra” në televizionet shqiptare. Veç faktit që nuk heziton të ngrejë zërin edhe për të vërteta “të hidhura”, Fiori nuk rez ervohet aspak edhe për jetën e saj private.

Së fundmi, ajo ka zhvilluar një nga shumë “mini-intervistat” virtuale me ndjekësit, por këtë herë përgjigjet i ka kthyer përmes fotografive. Kur ndjekësit i kanë kërkuar foto nga momenti më i vështirë në jetën e saj, Fiori ka ndarë një fotografi shumë prekëse nga ditët e fundit në spital me të ëmën, që vuante nga një sëmundje e pashërueshme, të cilës fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot.

“Këtë foto e ka shkrepur motra ime, në përpjekje për të më qetësuar disi duke tentuar të bëjë ndonjë batutë. ‘Bëhesh shumë e shëmtuar kur qan, ndaj fshiji lotët’-më thoshte, teksa unë me ankth shihja në monitor se si ndryshonin rrahjet e zemrës dhe saturimi i mamit”, shkruan moderatorja krahas fotos së saj, me sytë me lot.

Moderatorja shton se nuk ka tmerr më të madh se të shohësh njeriun tënd të shuhet, duke na prekur të gjithëve. Fiori e kujton shpesh të ëmën, që u nda nga jeta në fillim të vitit. Asokohe Fiori tregoi se u kthye në punë në të tretat e të ëmës, menjëherë sapo është kthyer nga v arrezat. Përtej dhi mbjes, ajo tregoi se u detyrua të bënte grim e madje të qeshte, pasi telev izioni nuk njeh sëmundje e zi.





MË TË LEXUARAT

To Top