Rozë

Bëri reklamë investo te femra jote për buzët, flet mjeku shqiptar: Ashtu më donte kokrra e qejfit





Reklama e një qendre estetike private për ndërhyrjet kiru rgjikale në buzë habiti ndjekësit në rrjetin social “Instagram”.

“Investo te femra jote! Buzë që të del shpirti vendit kur i provon”, është slogani promovues, që i cilëson hapur vajzat e gratë si një objekt ku partnerët mund të investojnë.

Vetë doktori Skerdi Faria reagoi në një intervistë për emisionin e pasdites, “Ftesë në 5”. Sipas tij, slogani ishte “thjesht një pro vokim”.

Të ftuarat në studia debatuan ashpër me doktorin. Psikologia Ina Kollçaku thotë se u sh okua kur lexoi shkrimin dhe nuk u besonte syve.

Ina: Investo te femra jote?! Pse nuk është te vetja jote, secili bën çfarë të dojë me trupin e vet Dr. Skerdi: Ashtu me donte kokrra e qejfin.

Ina: Vajza nuk duhet të shkojë vetë, po duhet t’i thotë mashkullit? Duhet të jesh më i ndjeshëm. Pse çfarë jam unë, objekt?
Dr. Skerdi: Për sa kohë përbëhesh nga materie, je dhe objekt, je dhe subjekt. Edhe truri është materie!
Ina: Është materie, jo material…






MË TË LEXUARAT

To Top