Lajme

”Big Brother nuk më habit”, por kur shqiptarët merreshin me Luizin e kujtoni historinë e trishtë të Erit?

Nga Xhentiana Muskaj

”Big Brother”… Nuk më habit! Nuk më habit gjuha e urr etjes, as dh una. Pse? Sepse gjuhën e urretjes e ndeshim kudo edhe në rrugë në Shqipëri.

E po ashtu edhe dhunën. E ka edhe raste ku dhu na durohet, ku heshtet. As bul lizimi nuk më habit. Pse? Sepse kemi figura politike që bull izojnë gazetarët/ et nga të gjitha forcat politike. Dhe nuk kërkohet falje. Tallja dhe ofendimet? Po as ato jo se kam dëgjuar fjali ‘Zemra ti je më e mirë se ajo, merrja atë asaj’. e shumë e shumë… Të kërkosh falje në Shqipëri duket si një akt që u takon vetëm ‘idotëve’. Protesta për Luizin?!

As ajo nuk më habit. Jemi një shoqëri e dhënë pas dukjes, formave e sigurish kjo mbase dhe çon në një shoqëri lehtë të manipulueshme.

Ne kemi heshur pas ngjarjes së Fierit, ku për ditë me radhë u dogjën mbetjet urbane dhe niveli i ndotjes ishte i frikshëm. E po në atë ditë që Shqipëria merrej me diskutimin po gënjen apo jo Luizi u dha një vendim gjyqësor për një nga figurat më të njohura politike i përfshirë në ngjarjen e Gërdecit. Po atë ditë u pa para kamerave edhe nëna e Erit.

Kush është Eri? Eri ishte një fëmijë që humbi jetën në Gërdec. Po historinë e Erit ne e njohim pas si shoqëri për mos të thënë fare. Nuk më habit ‘Big Brother’, për sa kohë ka pasur edhe kronika lajmesh për Sadnën (telenovelë indiane). Nuk më habit se heshtëm kur u shemb ‘Teatri Kombëtar’, kur u trajtua si godinë vetëm. Nuk më habit se heshtëm kur u dha vendimi se Uzina e Ballshit shkon për skrap. Nuk më habit se heshtje për lidhjet e Zotos me politikanë… Ama nuk heshtim se kur do puthen në ‘Big Brother’ dhe kush iu fut kujt në krevat në ‘Big Brother’. Më habit heshtja për të gjitha këto raste!

MË TË LEXUARAT

To Top