Rozë

Bledi nuk lë gjë pa thënë për Kristin: Ik ore dembel, ke punuar ndonjëherë ti?

Bledi ka qenë një nga ish-banorët, i cili pas rihyrjes së tij në shtëpi krijoi polemika e debate të forta gjatë gjithë javës.

Dy ishin debatet më të ashpra që ai krijoi në shtëpi. Një prej tyre e nisi me Kristin, ndërsa tjetrin me Dean.

Sa i përket Kristit, marrëdhënia e tyre që në krye të herës nuk ka qenë e stabilizuar dhe gjithnjë ka patur ulje-ngritje.

Madje Kristi e ka shprehur vetë se u mërzit nga dalja e Bledit, pasi me të kishte përplasje mendimesh dhe mund të krijonte debate.

Bledi përdori fjalë ofenduese ndaj Kristit këtë javë. Ai e cilësoi atë si djalë të pashkolluar, pa diplomë, dembel, parazit dhe të tjera ofendime të tilla.

Bledi: Asnjë peng nuk kam pasur dhe nuk do të kem. Është hera e dytë që unë pritem në mënyrën më të keqe të mundshme. Nuk pretendoj as lule e as buzëqeshje. Më ka mungur mirëpritja nga banorët e vjetër. Në “Prime” e kaluar pamë ato videot e tmer rshme dhe pamë të njëjtat strategji nga lojtarët e vjetër, por sërish ranë në batakun e mirëseardhjes.

Kirsti: Reagimi i Bledit nuk mu duk shumë koherent. U zhgënjeva nga Bledi. Ato epitetet ishin pak eksteme. U zhëngënjeva sepse nisëm mirë me debatet, ishin konstruktive, pastaj ai përfundoi në këto ekstreme. Prisja të ishte një person me mega argumente, por jo.

Bledi: Kristi ka qenë personi i parë që na priti i pari. Dhe bënte pyetje të tipit, “Vërtetë keni ardhur se është edhe 1 prilli sot”.

Kirsti: Në debatet që kemi bërë, ke treguar zero vetëkontroll. Nuk ke nevojë të justifikohesh më shumë. Nuk i justifikon dot shpifjet që bëre ti. Nuk ke arsye t’i hapësh ato debate. Kam shumë respekt për të kaluarën tënde.

Bledi: Unë të pyeta. Dhe ti nuk më kërkon dot llogari mua.

Qetsori: Kristi ka ndryshuar sjellje mjaftueshëm. Është shprehur ndryshe dhe ka deklaruar se do të shkojë vetëm në finale. Ai pretendon të jetë fitues. Në fillim tha se ka ardhur për të fituar dhe se do të shkëputet nga lidhjet që ka pasur. Për Bledin më habit, sepse më parë tha se po të kishte ardhur që në fillim, do kishte një partner për të patur debate. Kristi kalon nëpër shtëpi dhe nuk na ka përshëndetur. Tha “Mirëmëngjes” sot, më surprizoi.

Jori: Kristi e ka strategji, që të jetë faktor në “Prime”. Sa i përket Luizit, ka zgjedhur të jetë ose me të, ose pa të.

Nita: Luizit i erdhi Kiara dhe nuk ka më kohë të merret me Kristin. Kristi sa e kërkon vëmendjen, aq e kërkon dhe mënyrën për ta marrë këtë vëmendje.

Ronaldo: Unë kam qenë shumë pranë debateve që ata të dy kanë patur. Nuk është e vërtetë që Kristi e ka pritur më këmbët e para, është e kundërta. Bledi nisi të fliste për diplomën, shkollimin e pasaportën e tij. Bledi ka bërë disa deklarata të shëmtuara gjata javës ndaj Kristit dhe Deas. Unë kështu e kam parë.

Bledi: Kjo replikë vjen nga avokati pa licensë Ronaldo. Ai vjen vërdall në shtëpi dhe vetëm ha.

Dembel, parazit/ Debati i ashpër mes Bledit e Kristit, çfarë thonë banorët!

MË TË LEXUARAT

To Top