Rozë

Bora me pushime në Turqi/ Donaldi merr dhuratën nga…

“100 vitrinat”e historisë së Donald Veshajt dhe Bora Zemanit duket se nuk do të kenë një fund, teksa moderatorja po shijon pushimet në Turqi, larg Donaldit, këtij të fundit i kanë mbërritur disa dhurata në zyrën e punës.

Me anë të një videoje në Instagram, aktori i humorit ka treguar disa pako me dhurata të ardhura nga fansat.

“Okay, dhurata të tjera nga fansat. Sa të lezeçshëm që jeni. Unë kam fansat më të zjarrtë në botë,”-dëgjohet të thotë Donaldi në video.

Por, çfarë bëri më shumë përshtypje ishte një detaj në njërën nga pakot e dhuratave, numri pesë, i cili përkon me datën e lidhjes se Donaldit me Borën, madje këtë numër, aktori e ka gdhendur edhe në trupin e tij.

MË TË LEXUARAT

To Top