Rozë

Bora Zemani u harrua fare/ Donaldi dhe Beatrix: Ne duhemi dhe kjo punë ka marrë fund

Raporti Beatrix-Donald mbetet pa dyshim një prej temave më të diskutuara në shtëpi, dhe jashtë.

Sot të dy ata iu janë përgjigjur të gjithë dyshimeve të banorëve, mes tyre Arjolës, Antonelës, dhe Big Mamës. Antonela kishte hedhur dyshime se sa këto lidhje mund të zgjasin jashtë. Sakaq, dy banoret e tjera janë shprehur se Beatrix nuk bën asgjë veçse lyhet dhe puthet me Donaldin.

Por, duket se Beatrix dhe aktori janë më të sigurt se kurrë për njëri-tjetrin.

“Bëni çfarë të doni, kalleni shtëpinë, unë këtë djalë e dua, dhe ju e dini”, tha Beatrix.

Edhe Donaldi nga ana tjetër tha se këngëtarja ishte njeriu që ai pëlqente dhe donte. ‘’Unë e dua, më bën të ndihem mirë. Kam parë tëk kjo sinqeritet që mbase nuk e kam parë tek askush nga vajzat e tjera. Kam të drejtën time dhe ajo që bëra do burrëri. Nuk lejoj askënd të përdorë këtë raport për lojë’’,- tha ai duke mos i përmbajtur as tonet e larta të zërit.

Mesa duket, edhe pse kanë shumë njerëz kundër, ata kanë zgjedhur njëri-tjetrin, dhe po ashtu siç vetë pranuan, koha do ta tregojë vërtetësinë e ndjenjave dhe marrëdhënies së tyre…

MË TË LEXUARAT

To Top