Lajme

Bota në rrèzik? Putin jep njoftimin: Janë lëshuar raketat balistike

Rusia ka testuar raketën e re balistike ndërkontinentare Sarmat, këtë lajm e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin, u shfaq në TV duke u informuar nga ushtria se raketa ishte lëshuar nga Plesetsk në veriperëndim të vendit dhe goditi objektivat në gadishullin Kamchatka në lindjen e largët, raporton Reuters.

“Raketa balistike ndërkontinentale Sarmat ka karakteristikat më të larta taktike dhe teknike”, citohet të ketë thënë Putin.

Ai tha se raketa nuk ka tjetër të ngjashme dhe do t’i japë sinjal kujtdo që mendon se mund të kërcënojë Rusinë.

MË TË LEXUARAT

To Top