Lajme

Dalin edhe më shumë detaje në dritë/ Ky është i vetmi njeri që mund ta ndalojë Putin

Vetëm despoti i Kinës Xi Jinping mund të ndikojë në Putin dhe të ndalojë lu ftën e tij ‘vras ëse’ kundër Ukrainës, ka thënë ish-kreu i MI6, raporton Daily Mail.

Sir Alex Younger, ish-kreu i Shërbimit të Inteligjencës Sekrete nga viti 2014 deri në 2020, tha për programin “Sot” të BBC Radio 4: “Nga të gjithë njerëzit në botë që mund të ushtrojnë ndikim mbi Vladimir Putin, i cili është në bunkerin e tij është Xi”.

“Vladimir Putin ka nevojë për Xi, dhe ky i fundit ndjen se duhet të përafrohet në nivel të lartë me atë që po bën Rusia për shkak të aleancës së tyre të re, duhet të shqetësohet thellësisht nga ajo që po ndodh.

Xi Jinping

Ai shtoi se lu fta në Ukrainë “po ndërlikon seriozisht problemet ekonomike me të cilat përballet Kina” dhe mbart një “rrezik të madh reputacioni” për Kinën nëse ata vazhdojnë të lidhen me “aktivitetet vrasëse në Ukrainë”.

“Putini nuk ka marshin mbrapa. Ai luajti kumar”, shtoi Sir Alex.

MË TË LEXUARAT

To Top