Datëlindja e Monika Lubonjës rezervoi shumë surpriza. Atmosfera, miqtë dhe energjia e aktores e bënë festën një burim të sigurt argëtimi.
Ndër të tjera aty u zbulua dhe i dashuri i Teas, vajzës së Monikës. Në disa Instastory që qarkullojnë në rrjet duket Tea me të dashurin e saj duke u puthur.
Ermiri, i dashuri i saj është inxhinier dhe prej afro 10 vitesh drejton një kompani digjitale që merret me zhvillimin e faqeve të internetit, dizajn grafik dhe marketing.
Tea jeton në Gjermani, e siç duket çifti mban një lidhje në distancë.