Rozë

”Operäcioni në hundë më shkatërroi jetën dhe karrierën”/ Rrëfet pas shumë vitesh aktorja që e adhuronin meshkujt

Jennifer Grey, aktorja e “Dirty Dancing” po përgatitet të publikojë në maj librin e sja të kujtimeve, të titulluar “Out of the Corner”.

Aktorja e ‘Dirty Dancing’ tregon si i shkatërroi operacioni i hundës karrierën

Por, disa detaje të librit janë mësuar që tani. Një nga gjërat kryesore ku fokusohet aktorja është operacioni i hundës, që praktikisht i ndryshoi jetën, por jo domosdoshmërisht për mirë.

Jennifer kujton se pas filmit që e bëri të famshëm, “Dirty Dancing” i thanë se hunda e saj ishte problem për një aktore.

“I ashtuquajturi problemi im nuk ishte vërtet problem për mua, por meqenëse dukej se ishte një problem për njerëzit e tjerë, u bë problemi im”.

Në të vërtetë, ajo vetë ishte kundër rinoplastikës dhe për një farë kohe, nuk u dorëzua përpara kërkesave të tilla, derisa një e tillë I mbërriti nga vetë e ëma, që insistoi se kjo do ta ndihmonte edhe më shumë karrierën e saj.

Por në fakt, ndodhi krejt e kundërta. Grey iu nënshtrua dy operacioneve për të përmirësuar hundën e saj. Operacioni i dytë kishte për qëllim të korrigjonte një parregullsi të shkaktuar nga i pari, por ajo tha se e la hundën e saj ‘të cunguar’.

Aktorja kujton sesi u ndesh në një premirë me Michael Douglas pas operacionit të saj të dytë, dhe ai nuk e njohu.

“Ajo ishte hera e parë që dola në publik. Dhe unë isha krejtësisht e padukshme, nga një ditë në tjetrën. Në sytë e botës, unë nuk isha më unë.” Që atëherë, edhe ofertat për filmat ranë, ndërsa njerëzit nuk e njihnin më.

Jennifer Grey on her lack of chemistry with 'Dirty Dancing' co-star Patrick  Swayze

MË TË LEXUARAT

To Top