Rozë

Dalin të tjera pamje nga dasma e Rudina Dembacajt/ Që nga momenti që qau vajza e Markut e deri te hedhja e dollarëve





Ditën e djeshme Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku kanë kurororëzuar në martesë dashurinë e tyre. Pjesëmarrësit në dasmën e Rudinës dhe Markut kanë publikuar në rrjetet sociale shumë momente nga festa e organizuar, duke kërcyer dhe kënduar.

Një nga ato momente është kur Rudina dhe Marku kërcejnë të përqafuar me fëmijët e tyre, ku vajza e madhe e ish-deputetit shihet me lot në sy nga emocionet.

Gjithashtu vëmendjen ka tërhequr edhe momenti kur këngëtarja e njohur Aurela Gaçe ka kënduar në dasmën e çiftit. Në pamje, shihet kur Aurela e ulur në tokë, bashkë me Mark Frrokun këndon këngën e Hajredin Pashës dhe në tokë janë të hedhura shumë kartëmonedha dollarë.





MË TË LEXUARAT

To Top