Lajme

Detaje të tjera rrëqethëse dalin në dritë/ I riu ishte martuar për letrat në Angli, tre vite më parë i kishte ndodhur fatkeqësi me të atin





Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë, ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku 26 -vjeçari Kliton Pira i mo r i je ten 31-vjeçares Jaësackie Jaboah nga Gana, në banesën e marrë me qira në kryeqytet.

Burime për mediet bëjnë me dije se i riu kishte qenë i martuar për dokumente me shtetasen ganeze, me të cilën ishte njohur në Angli, aty ku emigroi 3 vite më parë.

Para se të shkonte në Angli 26-vjeçari punonte në Greqi bashkë me të atin. Mësohet se para 3 vitesh, Pirës i kishin ek ze kutuar babain, Genci Pira, i cili u gjet i vet ëvar ur në Korçë.

Fillimisht u raportua si vet ëvra sje, por që familjarët dyshuan se ai ishte v r arë. Familja Pira ishte në hasmëri me një familje tjetër në rrethana ende të panjohura.

Familja me origjinë nga Dibra jetonin prej rreth 30 vitesh në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, ku tashmë qëndron vetëm e ëma, pasi edhe vëllezërit e tij jetojnë jashtë shtetit.





MË TË LEXUARAT

To Top