Rozë

Detajet dalin/ Që nga hedhja e rèçipetave deri te pagesa e majme, ja çfarë ndodhi me këngëtarin e njohur në Tiranë

Koncerti i mbajtur më 14 Mars në Tiranë i këngëtarit me famë botërore Maluma, krijoi një valë të madhe komentesh dhe reagimesh.

Një ndër temat më të diskutuara ishte dhe pagesa që iu bë këngëtarit si dhe çmimi i biletës së paguar për të bërë një foto me artistin në prapaskenë.

Uarda Koçi , e cila është pjesë e agjensisë që merret me organizime eventesh dhe në këtë rast të Malumës, e ftuar në ‘Abc e Pasdites’, u dha përgjigje të gjithë këtyre pikëpyetjeve. Ajo tregoi se në koncert kanë marrë pjesë më shumë se 2 mijë persona, ndërsa mes tyre ka pasur edhe të ardhur nga rajoni për të ndjekur performancën “live” të Malumës.

Sakaq lidhur me pagesën e këngëtarit ajo tha se nuk është paguar nga bashkia por nga agjensia. Koçi foli edhe për komentet se një foto me këngëtarin kushtonte 1 mijë euro, duke nënvizuar se këto bileta nuk shiteshin nga kompania shqiptare por nga vetë stafi i Malumës, duke i rezervuar në uebsajtin e tij.

Një tjetër detaj që shkaktoi humor gjatë koncertit ishte momenti kur këngëtarin në skenë i hodhën një palë reçipeta. Gazetari Ermal Peçi e pyeti Koçi se çfarë u bë me to dhe se a i mori apo i la në skenë. “Me siguri i ka marrë me vete se në skenë s’kiushte gjë”, u shpreh ajo duke buzëqeshur.

MË TË LEXUARAT

To Top