Lajme

Detajet/ Pjesë e kabinetit qeveritar Rama 3 do të jetë edhe vajza e ish-Presidentit, ja cila





Nga burime për dritare.net, mësohet se kabinetit qeverisës, si ministre e Rama 3, do t’i bashkohet vajza e një personazhi të rëndësishëm të Partisë Socialiste. Fjala është për Adea Meidani, vajza e ish- Presidentit Rexhep Meidani.

Prime Minister Edi Rama wins third mandate in Albanian elections – EURACTIV.com

Adea Meidani është avokate në fushën e fiskalitetit ndërkombëtar dhe ushtron profesionin e saj prej vitesh në Paris, duke punuar me klientë ndërkombëtarë. Pas eksperiencës së saj pedagogjike në Universitetin e famshëm të Sorbonës përreth tre vjet, ajo iu përkushtua ngritjes së karrierës së saj. Në intervista të kaluara Adea është shprehur se i pëlqen ideja për t’u rikthyer dhe për të punuar në vendin e saj, por thjesht ishte duke pritur momentin e duhur.

Mesa duket momenti i duhur erdhi për të, ndërsa nesër pritet të shpallet ministre në kabinetin Rama 3. Pas vajzës së ish-kryeministrit Fino që do të jetë në kabinet si zv. ministre, është radha e vajzës së ish-Presidentit Meidani të bëhet pjesë e kabinetit me kryeministër Edi Ramën.

Surprizat e kabinetit të ri, vajza e ish-Presidentit Meidani, ministre





MË TË LEXUARAT

To Top