Lajme

Dhimbje e madhe! Humb jetën mësuesja 46-vjeçare nga Pogradeci, familjarët: Mjekët e kanë fàjin





Një grua 46 vjeçare me profesion mësuese ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit. Ajo është dërguar nga familjarët në urgjencë rreth orës 19 pasi nuk është ndjerë mirë.

Por më vonë gjendja e saj është përkeqësuar dhe ka ndërruar jetë. Burime bëjnë me dije se familjarët kanë akuzuar mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Trupi i 46 vjeçares Anila Bazelli, është transferuar në m orgun e qytetit por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Ka qenë pro kuroria ajo e cila ka kërkuar ekspertizën nga kryeqyteti për të zbardhur rrethanat e vërteta të vde kjes së mësueses. Mësohet se ajo nuk vuante nga ndonjë sëmundje e rëndë.





MË TË LEXUARAT

To Top