Lajme

Dhimbje e madhe! Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Unioni i Gazetarëve ka reaguar për ndarjen nga jeta të reporterit dhe operatorit të njohur të Tropojës, Ilir Buçpapaj. Përmes një postimi në rrjetet sociale Unioni i Gazetarëve u shpreh ngushëllime familjarëve të së ndjerit dhe ndonëse prej vitesh jetonte jashtë Shqipërisë, gjithmonë do të kujtohet me nderim për kontrubutin dhe punën e palodhur që ka bërë ndër vite për të informuar shqiptarët.

Postimi i plotë: Lamtumirë kolegu ynë Ilir Buçpapaj! Tiranë më 23.01.2022
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ndan dhimbjen e përbashkët për humbjen sot, të kolegut të mirë, reporterit dhe operatorit të njohur të Tropojës, Ilir Buçpapa. Prej disa vitesh kolegu ynë banonte në Amerikë, duke qenë fizikisht larg Atdheut, por Tropoja, miqtë e tij të shumtë, kolegët e vjetër dhe të rinj, do ta kujtojnë me nderim për kontributin dhe punën e palodhur, për mirësinë njerëzore, dashurinë dhe paepjen për të raportuar ndër vite për rajonet e veriut të vendit dhe për hapësirën shqiptare. Iliri ndau një përvojë raportuese të gjatë në vite, për disa media, mes të cilave edhe për median audiovizive publike të Shqipërisë.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i shpreh familjes Buçpapaj ngushëllime për humbjen e pazëvendësueshme!

I paharruar do të mbetesh kolegu dhe miku ynë Ilir! U prehsh në paqe!

Zyra Informuese Unioni i Gazetarëve Shqiptarë.

MË TË LEXUARAT

To Top