Lajme

Dikur këndonte dhe ishte shumë i njohur/ Kjo është e shkuara e politikanit shqiptar që u zgjodh kryetar Partie dje





Memli Krasniqi është zgjedhur ditën e djeshme Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, me votim të hapur. Krasniqi ishte kandidati i vetëm për kreun e parties, teksa ai ka marrë besimin e shumicës së delegatëve për të udhëhequr me PDK-në për katër vitet e ardhshme.

Memli Krasniqi - Wikipedia

Nga ana tjetër mësohet se kundër Krasniqit kanë votuar shtatë delegatë. Memli Krasniqi ka lindur në Mitrovicë më 25 janar 1980 ku ka kryer shkollimin fillor në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.

Shkollimin e mesëm ai e kreu në gjimnazin “Xhevdet Doda”, më Prishtinë, teksa i ka përfunduar studimet për Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Krasniqi ka të mbaruar magjistraturën në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Shkollën Londineze për Ekonomi dhe Shkenca Politike (LSE).

Në vitet 1999 – 2000 ka punuar si gazetar për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press, ndërsa në vitin 2002 ka qenë Drejtor për Marrëdhënie me Publikun në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës. Për shumë vite ai është marrë me muzikë, ku ka qenë anëtar i grupit “Ritmi i Rrugës”. Rrugëtimin politik e ka filluar në vitin 2004.

Memli Krasniqi s'ka kundërkandidat në garën për kryetar të partisë - Gazeta  Express





MË TË LEXUARAT

To Top