Leximi

Dje shqiptarët morën rrugën për në Kishën e Laçit, ja për çfarë janë lutur më shumë: Na sill shëndet o Zot!





Dje ishte e marta e tretë e kishës së Laçit ku me mijëra pelegrinë të të gjitha besimeve iu drejtuan këtij vendi me lutjet edhe me dëshirat e tyre me shpresën që ky shenjt t’ua plotësojë.

A1 Report - Speciale, Pelegrinët e një Kishe "magjike" A1 Report udhëtim  drejt Laçit - YouTube

Kisha e Laçit prej vitesh është bërë vendi i bashkimit të besimtarëve të të gjithë besimeve, nga të gjitha qytetet, si shenjë e tolerancës dhe harmonisë fetare që ekziston në vendin tonë.

Shëndet për familjarët është ajo çfarë kërkojnë besimtarët në këtë vend. Pelegrinët ngjiten në mal, duke kryer gjatë gjithë rrugës rite të ndryshme, si vendosjen e rrobave, përshkrimin e shenjave të ndryshme në gure dhe mure, ndezja e qirinjve, vizita te shpella e Shën Vlashit, si deh marrja pjesë në meshën tradicionale që kremtohet me këtë rast.

Një rrugë vërtetë e gjatë siç ishte kjo e sotmja me trafik tejet të rënduar por askush nuk ankohet pasi siç besimtarët thonë: “Kemi ardhur me dëshirë dhe shpresë për ditë më të mira”.

Mëngjes i shenjtë"/ Rama nxjerr pamjet prekëse nga Kisha e Laçit - Kryesoret





MË TË LEXUARAT

To Top