Rozë

Do bëhet nami në ”Për’puthen”/ Që nga puthjet dhe të qarat, ja çfarë thuhet se do ndodh





Nëse sezonin e kaluar kryefjalë e “Për’puthen Prime” kanë qenë debatet e sqarimet, këtë vit gjithçka do të kalojë çdo pritshmëri, e kjo u duk që puntatën e parë, që u shoqërua me ten sione e ngjarje të papritura.

Megjithatë, nuk mbaron me kaq. Autorja Olsa Muhameti ka zbuluar se çfarë do të ndodhë punatën e sotme. Ashtu siç ajo kishte njoftuar më parë, që do të kishte vazhdimisht hyrje të reja, sot një vajzë e re do të hyjë në “Për’puthen”, që në rrjet përflitet se quhet Antonia.

Siç tregon Olsa në Instastory, puntata do të jetë e mbushur me emocione, pasi Arlida, ose siç e njohim të gjithë tanimë, do të marrë një telefonatë që do ta bëjë të përlotet. Duke qenë se ajo ka treguar se që prej hyrjes në program, nuk ka patur fare komunikim me vëllain, telefonata mbase do t’i vijë prej tij.

Ndërkohë, sigurisht, nuk do të mungojnë përballjet, por këtë herë midis dy djemsh: Brunos, që ka shprehur hapur pëlqimin për Alvisën, dhe Hysenit, ish-të dashurit të Alvisës, që u bë pjesë e programit një javë më parë.





MË TË LEXUARAT

To Top