Rozë

Do bëj dasmë të madhe Rudina Dembacaj/ Del data ja kur do të jetë dasma me Marku dhe ku do të bëhet





Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku do ta kurorëzojnë dashurinë e tyre, më në fund, me një dasmë, më shpejt nga ç’keni menduar. Shumë prej ndjekësve dhe miqve virtualë që e kanë pyetur, kanë tani një përgjigje. Rudina Dembacaj do të veshë fustanin e bardhë tashmë në një datë.

Lajmin, aktorja e njohur, pjesë e “Klanifornias” në sezonin e ri televiziv, e ka ndarë me të gjithë miqtë në Instagramin e saj, ku ka shpërndarë ftesat e dasmës.

“Me bekimin e fëmijëve tanë Viktoria, Leonard, Erta dhe Mara dëshirojmë të kurorëzojmë dashurinë tonë përpara Zotit, familjarëve dhe miqve që na gëzojnë jetën! Ndaj do të ishim të lumtur t’ju kishim në festën tonë të paharrueshme, ditën e premte, 01.10.2021, ora 19:00”,- shkruhet në ftesën e dasmës së Rudinës dhe Markut.





MË TË LEXUARAT

To Top