Lajme

Do të rritet rroga për shqiptarët/ Ja sa do të bëhet paga minimale

Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj ka bërë me dije se duke nisur nga muaji i ardhshëm do të rritet paga minimale. Ky vendim do të hyjë në fuqi, nga data 1 Prill. Mësohet se rritja e pagës minimale do të arrijë në shifrën e 40 mijë lekëve.

“Ka një rritje për 6000 lekësh, 17% më e lartë se paga që është në treg. Kjo pagë do ti atribuohet si sektorit privat dhe atij publik. Nga data 1 prill paga minimale do të ketë rritje.

Ndikojnë në mirëqenien e shqiptarëve. Paga është forma kryesore e të ardhurave të disponoheshe të familjeve shqiptare. Në tre vitet e ardhshme të mos jetë me e ulëta në rajon dhe Shqipëri të jetë tërheqëse për forcën e punës dhe investimeve.

Kemi qenë të kujdesshëm pasi nuk duam që t’i shtojmë kosto biznesit dhe kjo është arsyeja që subvencionojmë koston shtesë për kontributet e sigurimeve shoqërore. Kjo nuk lidhet me politika zgjedhore”, u shpreh Ibrahimaj.

Viti 2023 duket se do të sjellë rritje të pagave, nisur nga deklartat e bërë nga kryeministri Edi Rama, ministrat e linjës dhe vendimet e qeverisë. Pagat që do të rriten gjatë në 2023 për mësuesit, mjekët po edhe për pensionistët. Një pjesë e administratës do të marrë rroga më të larta vitin e ardhshëm.

MË TË LEXUARAT

To Top