Rozë

Donaldi pati debate me Ilirin dhe Arjolën/ Binjaku i tij, Romeo reagon, me anë të një fotografie i tregon të gjitha

Në një moment, kur duket se Donaldi ka një pjesë të madhe të banorëve kundër vetes brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, jashtë ka njerëz që e mbështesin fort për çdo veprim. Sigurisht, midis tyre, edhe gjysma e tij, vëllai binjak, Romeo, që është përkrahja e tij më e madhe.

Së fundmi, ai ka bërë një postim, që është sa “mbrojtje” për Donaldin, po aq edhe “thumb” për ata që e kundërshtojnë. Aktori ka postuar një foto ku duket një luan, i vetëm kundër një tufe hienash. Romeo nuk ka shkruar asgjë krahas fotos, por fakti që e ka postuar menjëherë pas spektaklit, na lë të kuptohet se kjo është pastër e qartë ironi.

Reagimi vjen pas mbrëmjes së djeshme, ku sërish Donaldi ka qenë një nga protagonistët kryesorë, në debatet gjatë spektaklit, madje ‘iu tërhoq vëmendja’ për tonet e larta të bisedës. Ai debatoi ashpër me Arjolën, të cilën e quajti mosmirënjohëse dhe egoiste.

Po ashtu nuk munguan debatet me Ilirin, që janë bërë tanimë të zakonshme. Si dhe diskutime pati edhe për lidhjen me Beatrix, por të dy pavarësht dyshimeve të banorëve, pranuan se e duan njëri-tjetrin. Duket se Beatrix dhe aktori janë më të sigurt se kurrë për njëri-tjetrin.

“Bëni çfarë të doni, kalleni shtëpinë, unë këtë djalë e dua, dhe ju e dini”, tha Beatrix. Edhe Donaldi nga ana tjetër tha se këngëtarja ishte njeriu që ai pëlqente dhe donte. ‘’Unë e dua, më bën të ndihem mirë. Kam parë tëk kjo sinqeritet që mbase nuk e kam parë tek askush nga vajzat e tjera.

Kam të drejtën time dhe ajo që bëra do burrëri. Nuk lejoj askënd të përdorë këtë raport për lojë’’,- tha ai duke mos i përmbajtur as tonet e larta të zërit. Mesa duket, edhe pse kanë shumë njerëz kundër, ata kanë zgjedhur njëri-tjetrin, dhe po ashtu siç vetë pranuan, koha do ta tregojë vërtetësinë e ndjenjave dhe marrëdhënies së tyre…

MË TË LEXUARAT

To Top