Lajme

Dy mbesat e vogla, motra dhe kunati i dhanë shpirt mes rrugës/ Prek me fjalët e reja: S’më dalin më lotët herë e fundit mbesa tha teze ça të blej





E motra e Silvana Gushit, Suela, rrëfeu mes lotësh, raportin që kishte me motrën, dhëndrin dhe dy mbesat e saj. Teksa zbuloi telefonatën e fundit me ta, rrugës për në Shqipëri, Suela tregoi edhe si e mori vesh lajmin tr on ditës në spital, ndërsa tha se me mbesat, sidomos me Anastasinë, ishte shumë e lidhur.

“Motra ime iku 18 vjeçe, unë kam qenë shumë e vogël. Kam qarë aq shumë, kur iku në Greqi. Mbeti shtatzënë, nuk na tha gjë, se ishte e vogël. Ditën që ka lindur vajzën, na ka marrë në telefon, do ta mbaj mend gjithmonë, dhe na tha që lindi.

Ajo vajza, Anastasia, kaq e bukur, nuk kishte fëmijë më të bukur se ajo. Nuk e di si e mori Zoti. Motra ime dhe unë ishim njësoj, rrobat bashkë i vishnim, më fliste, nuk kishte çupë më të mirë se ajo.

Vendin e asaj nuk e zë njeri. Jo se ishte motra ime, po më korrekte, më e pastër, më e dashur, më kursimtare. Nuk do të ketë më njeri si ajo, edhe 5 milionë njerëz të tjerë të njoh. Fola atë ditë, më tha që po vinte dhe të mos dilja nga shtëpia.

Në 1 të natës bëmë bisedën e fundit. I thashë mamasë ik merr pulë, se po vijnë. Sa vajti mami, u shtriva te krevat dhe hapa telefonin.

Ata vinin në Shqipëri, kunati nuk ikte te shtëpia e tij, po rrinte te ne, e kishim si djalë, ishim shumë të lidhur.

Çfarë të them më shumë, edhe lotët nuk më dalin më, aq shumë kaq qarë. Kisha bërë 5-6 valixhe për mbesën, o sa më donin.

“O teze, më tha e vogla, kam mbledhur lekët, çfarë dhurate të të bëj, çfarë ngjyre të pëlqen”. Kam aq shumë gjëra për të thënë, po vetëm në një libër do i lexoni, që do jetë me emrat e këtyre. Aq shumë duheshin dhe me njëri-tjetrin, motra nuk hante bukë pa burrin.





MË TË LEXUARAT

To Top