Lajme

E hoqi Basha nga PD-ja/ Berisha i bën gjëmën Bashës, i ka marrë…





Ish-Kryeministri Sali Berisha zhvillon të mërkurën takimin e 4-rt në pothuajse dy javë me anëtarët e Partisë Demokratike, në kuadrin e asaj që e ka pagëzuar me emrin “Foltorja”.

Pasditen e së mërkurës, Berisha do të jetë në Durrës, atje ku kreu i degës, Ferdinad Xhaferri është shprehur në mbështetje të vendimit të kreut demokrat, Lulzim Basha, por nënkryetari i degës së kësaj partie, ka shprehur mbështetje për lëvizjen e nisur nga ish-Kryeministri.

Në dy javët e takimeve, Berisha ka pasur në krah 6 deputetë, të cilët duket se po mbështesin “Foltoret” me prezencën e tyre.

Në Fier, në krah të Berishës, ishte Luan Baçi, deputet dhe kryetar i degës së PD, në Vlorë, ishte Bujar Leskaj, si drejtues politik i kësaj partie për qarkun në fjalë, por edhe kreu i degës genc Deromenaj.

Në Tiranë, takimi i Berishës u mbështet hapur nga Tritan Shehu, Flamur Noka dhe Isuf Çelaj. Ndërkohë në Durrës, në krah të ish-Kryeministrit pritet të jetë Edi Paloka, kreu i Këshillit Kombëtar, por edhe drejtuesi politik i PD për këtë qark.

Nuk dihet nëse nga lista e deputetëve të PD në Durrës do të ketë të tjerë emra që mund t´i bashkohen ish-Kryeministrit në takimet me anëtarësinë, ndërsa disa prej ish-drejtuesve të kësaj partie, që u larguan nga Lulzim Basha në 8 vitet e drejtimit të partisë më të madhe opozitare, janë shprehur pro një lëvizjeje të tillë.





MË TË LEXUARAT

To Top