Rozë

E humbi të shoqin para kohe, rrëqeth me rrëfimin ministrja Margariti: S’vesha asnjëherë fustan të bardhë

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti gjatë një interviste në “Jo Vetëm Modë” nuk ka folur për jetën e saj publike po kësaj here ajo ka ardhur ndryshe duke na shfaqur disa të pathënat për jetën e saj private.

Ndryshimet në qeveri/ Elva Margariti ministre e Kulturës, largohet Mirela  Kumbaro - Lapsi.al

Margariti kujtoi momentin e njohjes me bashkëshortin. Ajo ka zbuluar gjithashtu se ajo dhe bashkëshorti i saj i thanë “po” njëri-tjetrit heshturazi, me lindjen e vajzës së tyre dhe bënë një celebrim kur vajza ishte 3 vjeçe. Madje, atë moment, ajo e ruan ende sot në kujtesën e saj sa herë sheh ndërtesën e gjendjes civile.

Biseda:

Pyetje: I bëtë të gjitha me etapa, i dog jët?

Elva Margariti: I dog jëm të gjitha.

Pyetje: Edhe shaminë?

Elva Margariti: Jo, jo dog jëm etapat, shaminë nuk e do gjëm asnjëherë. Unë nuk jam martuar me dasmë të vërtetë, me dasmë shqiptare.

Pyetje: Je penduar që s’ke veshur fustanin e bardhë?

Elva Margariti: Jo, them që do ketë pasur ndonjë arsye sepse nuk e kam përfytyruar ndonjëherë veten me fustan të bardhë.

Pyetje: Asnjëherë?

Elva Margariti: Jo, e di sa herë ia thoja edhe shoqeve të mia këtë gjë, habiteshin, por s’e kam menduar ndonjëherë se cili mund të ishte modeli i fustanit të bardhë që mund të më shkonte. Përveç vendit që gjithmonë thoshim që nëse një ditë do të bëjmë një festë për të celebruar dashurinë me njerëzit që duam, duhet të ishte në një anije dhe në një udhëtim.

Revoltohen aktorët e Teatrit: Elva Margariti ka frikë se e di çfarë ka  bërë... - ObserverKult

MË TË LEXUARAT

To Top