Rozë

E ka tradhëtuar ish-burri i saj, Arjola Demiri habit me deklaratën për Ilirin: Atij bravo që e tradhëtoi gruan!

Arjola Demiri u përfshi në një debat të fortë me Einxhel dhe Antonelën në Big Brother. Aktorja në fakt ishte shumë kontradiktore me atë që tha. “Une kam thene se prita burrin tim 6 vite per te vendosur. Iliri e rrefeu historine, u tregua i forte dhe zgjodhi familjen.

“Une thashe do te doja te kisha pasur ne krahe nje burre si Iliri. Atij i lumte per ate qe ka bere”, tha Arjola duke i cuditur te gjithe. Gjatë javës, ka patur debate të ashpra mes Einxhelit e Arjolës në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Aktorja e akuzoi Einxhelin se ka transformuar fjalë dhe se gjithashtu është bërë pjesë e akuzave se ajo viktimizohet nga fatkeqësitë e saj. Në bisedë e sipër moderatorja tregoi se në shtëpinë e saj asaj i duhet të kujdeset edhe për një pjesëtar të sëmurë, ngjarje e cila nuk do zgjedhë kurrë ta bëjë publike.

Lidhur me këtë ato kanë diskutuar sërish gjatë spektaklit. Mes të tjerash, aktorja përmendi shpesh faktin që Einxhel zgjohet vonë, duke aluduar se ajo nuk ka probleme, ose kështu shfaqet. “Është mendimi im”, tha ajo, duke u kundërshtuar nga Einxhel. “Ne që zgjohemi në 12 dhe lyhemi s’kemi halle?”, pyeti Einxhel me ironi.

Nga ana tjetër, Arjola tha se kishte tentuar t’i afrohej Einxhelit e të fliste për “dramën familjare” që moderatorja Arbana Osmani përmendi, ajo nuk e kishte lejuar. Aktorja tha se problemin nuk e ka me gjumin dhe punët e shtëpisë, por me faktin që e kanë akuzuar si të padrejtë.

Arbana: Ti vet the që në shtëpi ka njerëz që çohen në 12 rrinë lyhen vishen, për kë e ke? Arjola: Është Einxhel. Einxhel: Dhe kjo domethënë që unë skam halle nëse çohesh në 12 dhe lyhesh. Ti me super hiprokezi më the që ti mos bën sikur prekesh! Arjola: Unë nuk e dija historinë e Einxhel që të shkoja dhe t’ja them, shyqyr ra ora 12 edhe tha kam edhe unë hall. Einxhel: S’kam ardhur të flas për atë gjë!

Arjola Demiri dhe Ilir Shaqiri thyejnë rregullat e “Big Brother VIP”  (VIDEO) | BoldNews.al

MË TË LEXUARAT

To Top